Basha: Jemi fitues që sot. Me çdo lloj sondazhi Edi Rama është i larguar më 26 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga studion e Çim Peka Live se PD dhe Opozita e Bashkuar është fituese me çdo lloj sondazhi ndaj Edi Ramës. Basha tha se PD është fituese sipas sondazheve edhe tani që po flasim dhe se sfidën PD nuk e ka më me Edi Ramën por me qytetarët.

'Nuk kam ardhur këtu të komentoj sondazhet.

Partia Demokratike është në kuotat më të larta të 11 viteve të fundit dhe opozita e bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit që në këtë moment.

Kemi edhe sondazhe të tjerë.

Është sondazhi i largimit masiv të shqiptarëve

Por ne sfidën nuk e kemi me Edi Ramën, por me qytetarët.

Nëser zgjedhjet do të mbaheshin sot apo nesër, Edi Rama është i larguar’