Bujar Qamili në gjendje të rëndë nga Covid-19

Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19.

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, këngëtari i mirënjohur shkodran është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh.

Ai është nën kujdesin intensiv të mjekëve.