Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, Çollaku: S'ka Taulant me Yaris e as Elise dogane, që mbulon të vërtetat…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar mbi sulmet që numri dy i partisë Socialiste Taulant Ballad he ministrja Elisa Spiropali, bënë ndaj Presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani.

Në postimin e tij në Facebook, Çollaku tha se Vjosa Osmani tha të vërtetën e Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë dhe fjalimi i saj i dhimbte Ramës.

Postimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Si te mos mjaftonte sjellja me e shemtuar e ndonje qeveritari ne historine e shtetit shqiptar,me boikotimin e turpshem te fjales se presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar,Rama paska nxjerre sot Taulantin e Toyota Yaris dhe Elisen e Doganave te sulmojne Vjosa Osmanin e permes saj Kosoven.

Nuk ka shqiptar ne cdo ane te kufirit qe nuk e di qe ne diten e pare te Rames ne pushtet prioritet u kthyen permiresimi i marredhenieve dhe dashuria me Vucic.

A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan.

A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt ? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit?

A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves ?

A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb ?

Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane as gjithe shpura baltehedhese e Rames qe mund te cenoje e mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tirane.

Largimi i kettyre vasaleve te Beogradit ne Tirane eshte afer,e bashke me largimin e tyre afer eshte rikthimi i bashkepumimit vellazeror mes Shqiperise dhe Kosoves drejt prioriteteve tona kombetare.