EMRAT/ Arrestohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1 milion pound

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe, në akuzën për kultivim të lëndëve narkotike, pasi u zbuluan në një fermë të madhe kanabisi.

Ferma, e cila kishte një vlerë prej 1 milion £, u gjet nga policia e Derbyshire pasi oficerët ushtruan kontroll në një shtëpi më 6 dhjetor.

Në këtë banesë u gjetën më shumë se 1 mijë bimë të cilat ndodheshin në fazë të ndryshme të kultivimit, në tre katet e ndërtesës.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan dy të rinj shqiptarë në të 20-tat.

Ata janë Saimir Kullau 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, të cilët ndodhen në paraburgim.