EMRAT/ Po kultivonin kanabis me vlerë 1 mln paund, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

Një aksion policor zbuloi një fermë masive kanabisi, duke arrestuar dy të rinjtë e pranishëm në shtëpinë e kthyer në fermë.  

Nga një kontroll i ushtruar kontroll në një shtëpi më 6 dhjetor, policia e Derbyshire, zbuloi fermën e cila kishte një vlerë prej 1 milion £.

Më shumë se 1.000 bimë në faza të ndryshme të zhvillimit u gjetën të shpërndara në tre kate të ndërtesës.

Dy të rinjtë shqiptarë në të 20-at që ishin në pronë, u arrestuan për prodhimin e kanabisit. Saimir Kullau, 23 vjeç, dhe Marsel Sadja, 24 vjeç, janë vendosur në paraburgim.