Po trafikonte 9 emigrantë me furgon 7 vendësh, shoferi arrestohet në Pogradec

Mbrëmjen e sotme, Policia e Pogradecit ka arrestuar një person në tentativë për të transportuar drejt Tiranës 9 emigrantë me mjet tip “Volkswagen” 7 vendësh.

Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ku do të vazhdojnë veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë emigrantët po shoqërohen për deklarata në drejtorinë e kufirit në Korçë./ Oranews/