Gruaja shqiptare kapet me 34 mijë pound në çantë, doganierët i mbajnë 25 % të shumës

34 mijë paund iu zbuluan një gruaje shqiptare e cila po tentonte që nga Greqia të futej në Shqipëri. Nisur nga fakti që gruaja nuk ishte e qetë, punonjësit e palës greke në Kakavijë filluan të dyshojnë duke e kontrolluar.

Shqiptarja, sipas medieve greke e kishte fshehur shumën në një pjesë të çantës të cilën e kishte qepur që të mos dallohej. Por skenari nuk shkoi sikur e kishte parashikuar pasi u zbulua.

25% e shumës u mbajt si gjobë për mos deklarimin, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e shumës së konsiderueshme të paundve.