‘Ke ardhur pa dëshirë’/ Lleshaj dhe Çuçi ndahen mes ‘kunjave’

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ministrin e ri të Mbrojtjes, Bledi Çuçin. I pranishëm në prezantim ishte edhe ish ministri Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako.

Në konferencën u shkëmbyen ‘kunja’ mes Ramës, Çuçit, dhe Lleshajt.

“Do shkoj mirë me Bled Çuçin sepse ka ardhur pa dëshirën e tij. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi sepse vjen për të shërbyer, i uroj suksese dhe punë të mbarë, në këtë front jashtëzakonisht jetik”, tha Lleshaj.

Rama e ka kundërshtuar duke theksuar se Çuçi ka marrë këtë detyrë pa dijeninë e tij, por me një dëshirë të madhe.

“Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën, nuk ka pasur mundësi ta thotë sa dëshirë e ka,” tha Rama.

Ndërsa Lleshaj po ikën duke u mbajtur mend si ministri i Policisë, Çuçi tha se ai kërkon të mbahet mend si ministër i Brendshëm, jo si ministër i Policisë.

“Do të doja të thosha vetëm një fjalë, që në përfundim në mandatit tim do të kisha dëshirë që publiku të thoshte që ‘i mbaroi mandati i Ministrit të Brendshëm’ dhe jo mandati i Ministrit të Policisë apo Ministrit të Rendit,” tha Çuçi.

Ndërkohë, kritikët thonë se Çuçi ka ardhur në këtë detyrë si i besuar i Edi Ramës për zgjedhjet.