Gjyqi i të arrestuarve të operacionit antidrogë në Vlorë, merret vendimi për efektivët e policisë

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën “Detyrim Paraqitje” për katër punonjësit e policisë së Vlorës.

Mësohet se kjo masë është marrë ndaj efektivëve Arjan Tase, Artur Veshaj, Ilir Kadena dhe Alem Llanaj.

Kjo ka qenë edhe kërkesa e prokurorit, ndërkohë që gjykatësja e çështjes ishte Elona Mihali.

Efektivët e policisë janë arrestuar gjatë megaoperacionit antidrogë në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Si pjesë e operacionit janë arrestuar 47 shtetas, nga këta 32 prej tyre ditën e mërkurë u njohën me masën e sigurisë, ku 27 personave iu caktua masa “Arrest me burg”.

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë.