'Nuk ka kthim në jetën e zakonshme për francezët, para vjeshtës që vjen'

Qytetarët  francezë ndoshta nuk do të shohin një kthim në jetën e zakonshme para vjeshtës së vitit tjetër, 2021, tha presidenti i Këshillit Shkencor të Francës, i cili po këshillon qeverinë për pandeminë e Covid-19, në një intervistë të premten, duke vënë në dukje se fushata e vaksinimit do të marrë kohë.

"Vaksinat janë një burim kryesor i shpresës, por nëse shikoni mundësitë e vaksinimit që do të kemi në Francë dhe gjetkë në Evropë, do të na duhet kohë", tha imunologu dhe kreu i Këshillit Shkencor Jean-François Delfraissy për TV BFM të Francës.

"Prodhimi i vaksinave do të jetë më i ngadaltë sesa ishte parashikuar 15 ditë ose tre javë më parë," vazhdoi Delfraissy. "Ne nuk do të përballemi me një mungesë të vaksinës, por do të kemi diçka që do të shpërndahet me kalimin e kohës."

Gjashtë muajt e ardhshëm do të vazhdojnë të jenë të vështirë ndërsa fushatat e vaksinimit zgjerohen në tre ose katër muajt e parë të 2021. I pyetur nëse kjo nuk do të thotë kthim në jetën normale deri në vjeshtë, Delfraissy tha se po, kjo ishte e mundshme.

Komentet e Delfraissy erdhën vetëm një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron u bë udhëheqësi më i fundit botëror që doli pozitiv për koronavirusin. Macron, 42 vjeç, u testua pas "fillimit të simptomave të para" dhe do të izolohet për shtatë ditë në përputhje me rregulloret kombëtare, tha zyra e tij e Pallatit Élysée në një deklaratë.

Kryeministri francez Jean Castex do të vetizolohet pas kontaktit me Macron, tha zyra e tij, duke shtuar se ai nuk po tregonte simptoma dhe ishte testuar negativisht.

 Zonja e Parë Brigitte Macron gjithashtu është vetizoluar, por nuk tregon simptoma.

Nga gjurmimi i kontakteve doli se Macron kohët e fundit kishte qenë në kontakt me disa udhëheqës të tjerë botërorë. Ai mori pjesë në një samit të BE në Bruksel javën e kaluar dhe në një konferencë në Paris të organizuar nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) të hënën.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez dhe Kryeministri Portugez Antonio Costa të gjithë kanë hyrë në vetizolim dhe anuluan aktivitetet pas takimit me Macron.

Momenti është i vështirë për udhëheqësin francez, i cili po përpiqet të trajtojë krizën pandemike në vendin e tij duke mbajtur një sy të fortë mbi bisedimet pët Brexit dhe një mori çështjesh të tjera ndërkombëtare.