Basha: Pas 25 prillit ndryshimi rrënjësor, Tirana në mbështetje totale të Kosovës!

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, i cili priti Presidenten në detyrë të Kosovës  sot në selinë e PD-së, ka premtuar solemnisht se “pas 25 prillit, do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësor të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe me vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri – Kosovë në rrafsh të parë”.

Nga fjala e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me znj. Vjosa Osmani:

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe në selinë e PD-së, Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentit së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Dua ta falënderoj edhe njëherë nga zemra për pritjen shumë të ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës sime në Prishtinë në korrik. Shuam ngjarje kanë ndodhur që nga ai moment dhe kam pasur rastin të shkëmbej mendime për të gjitha këto zhvillime me znj. Osmani.

Shkurtimisht dua të ndalem në tre prej tyre:

Së pari, në domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar midis Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare porsa i përket gjithçka që lidhet me Kosovën.

Dua të përsëris para medias dhe opinionit publik, para znj. Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës zotimin tim dhe të PD se pas 25 prillit, do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësor të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe me vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri – Kosovë në rrafsh të parë, duke zhbërë dhe atë që fatkeqësisht edhe Komisioni Europian ka konstatuar, një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës, çka është e papranueshme për PD.

Në themel të ekzistencës sonë ka qëndruar gjithmonë çështja kombëtare.

Jam krenar që personalisht dhe si pjesë e PD kemi bërë gjithçka për pavarësimin e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare dhe jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për Kosovës, Prishtina zyrtare, institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës nuk kanë mbështetjen që duhet të kenë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshojë.

Në këtë kuadër zotohem se Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjesht e vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, por edhe një kuadër të veçantë që të obligojë të gjitha institucionet e Republikës ë Shqipërisë të jenë edhe njëherë në mbështetje të Kosovës siç ka qenë rasti deri para pak vitesh me sukses dhe prova suksesi të demonstruar.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që parimet për të cilat u ngritën dhe flijuan bijtë e bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vazhdojnë të venerojnë agresorin që shkaktoi aq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftërave e në veçanti nën genocidin.”


DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Përshëndetje!

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetares zë Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Dua ta falenderojë edhe një herë nga zemra për pritjen shumë të ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës së tij në Prishtinë në Korrik. Shumë ngjarje kanë ndodhur që nga ai moment. Kam pasur rastin dhe privilegjin të shkëmbejmë mendimet për të gjitha këto zhvillime me kryetaren e Kuvendit, ushtruesen e detyrës së Presidentit, zonjën Osmani.

Shkurtimisht dua të ndalem në tre prej tyre. Së pari, domosdoshmërrinë për një qëndrim të unifikuar mes Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare sa i përketë gjithçka që lidhet me Kosovën.

Dua të përsëris para medias dhe opinionit publik, para zonjës Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, zotimin tim dhe të Partisë Demokratike se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rënjësore, një ndryshim rënjësorë të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë në rafsh të parë, duke zhbërë atë që fatkeqësish Komisioni Europian ka konstatuar se një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshëme për Partinë Demokratike. Në themel të ekzistencës tonë ka qëndruar gjithmonë çështja kombëtare. Jam krenar që personalisht dhe si pjesë e Partisë Demokratike kemi bërë gjithçka për pavarësimin e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare.

Jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë të vështirë për Kosovën, Prishtina zyrtare, institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës, nuk ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshojë.

Në këtë kuadër po kështu zotohem se kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjeshtë dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, por edhe një kuadër të veçantë që do të obligojë të gjitha institucionet e Republikës të Shqipërisë të jenë edhe një herë në mbështetje totale të institucioneve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë rasti deri para pak vitesh, me sukses dhe me prova suksesi të demonstruar.

Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilët patën mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe NATOS-s, të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të gjenerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në veçanti në gjenocidin e viteve 98, 99 në Kosovë.

Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit. Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona.

Pa diskutim ripërsëris sot, siç ripërsërita edhe në Prishtinë zotimin tim. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi. Shumë më shumë duhet të bëhet, në veçanti duke pasur parasysh potencialin e jashtëzakonshëm të dy vendeve tona dhe gjendjen e vështirë ku ndodhen këto dy vende e në veçanti rinia e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Kemi një obligim të madh ndaj tyre. Një obligim të dyfishtë duke qenë përfaqësues të një brezi të ri në politikë dhe e dimë se e ardhmja ka emrin dhe fytyrën e rinisë shqiptare. E rinisë të Shqipërisë dhe e rinisë së Kosovës. Ndaj në këtë kuadër do të bëjmë gjithçka për të forcuar ekonomitë tona të cilat po vuajnë dhe po lëngojnë prej kohësh e në veçanti në këto kohë pandemie dhe për të rikthyer shpresën dhe besimin e rinisë dhe gjithë qytetarëve për të ndërtuar jetën e tyre përmes dinjitetit dhe punës., në ekonomi që prodhojnë punësim, konkurrencë dhe kushte të barabarta. Dhe parakusht për këtë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo është çështja e tretë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme që diskutuam me të cilën duhet të kemi një bashkëpunim të ngushtë.

Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha potencialet e lidershipit politik të profesionalizmit për të udhëhequr në luftën kundër korrupsionit, të kapjes së shtetit dhe krimit të organizuar, që është një parakusht për të ndërtuar një ekonomi të fortë, me vende pune për qytetarët, me vende pune për rininë dhe mirëqenie për të gjithë.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhet e qarta dhe të paekuivoke të kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës të shprehura edhe gjatë fjalës së djeshme dhe gjatë takimit me presidentin Meta, dhe ta sigurojë atë dhe përmes saj institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës, që si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës sot dhe nesër me përgjegjësitë që do të më ngarkojnë qytetarët shqiptarë, po padiskutim dhe si nip i juaj, do të bëj gjithçka që të rikthejmë bashkëpunimin në nivelet më të larta, sfidat janë të mëdha, mund të përballemi me sfida edhe më të mëdha dhe duhet ta dini se shumë shpejtë do të keni fuqinë e plotë të mendjes, të zemrës dhe të energjive të Shqipërisë në krahun e Kosovës dhe çdo qytetari të saj.

Faleminderit zonja kryetare, zonja Presidente në detyrë!