Braimllari: LSI në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë ka një mision, të kthejë shpresën në vend

“Në Korçë varfëria, papunësia, arroganca, papërgjegjshmëria janë sot modeli që Rilindja ju ofron qytetarëve”, kjo është një pjesë e asaj çfarë deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari gjatë një takimi në Korçë.

Në një shenim në facebook ai shkruan se, “LSI në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë ka një mision të kthejë shpresën në vend”.

Ja postimi i plotë:

Në Korçë varfëria, papunësia, arroganca, papërgjegjshmëria janë sot modeli që Rilindja ju ofron qytetarëve.

LSI në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë ka një mision të kthejë shpresën në vend.

Të hapë vende pune të mirëpaguara, të punësojë të rinjtë me qëllim që të ardhmen ta shohin në Korçë dhe në Shqipëeri, në këtë vend të mrekullueshëm.

Bashkimin e të gjitha energjive për të larguar Rilindjen e papunësisë dhe të varfërisë.

Bashkimin e energjive pozitive për të kthyher shpresën në vend dhe për të krijuar mundësi punësimi, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë