Infermierët, ultimatum Hotit: Na prisni në takim sot ose grevë totale

Sekretar i përgjithëshëm në Sindikatën e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë në Kosovë, Enlirat Duraku, ka 11 ditë që është në grevë urie, duke kërkuar që këtyre kategorive t'iu rriten pagesat në tri pika. Konkretisht:

1. Të rritet pagesa e ndërrimeve të natës nga 18 euro në 36 euro.
2. Të paguhen orët shtesë dhe puna gjatë vikendeve.
3. Të paguhet rrezikshmëria.

Dy ditë më parë ata kanë zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe iu është premtuar që të premten do t'u gjindet një zgjidhje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa tani Duraku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që pret deri në ora 12, që të ketë një ftesë nga kryeministri Avdullah Hoti, në të kundërtën greva totale është e pashmangshme.