VIDEOLAJM/ I vodhën motorin, i përplas dhunshëm me makinë

Një 32-vjeçar, i cili pa dy persona që i vodhën motoçikletën në Angli, e mori vetë situatën në dorë.

Ai nuk telefonoi policinë, por u vu pas tyre me makinë.

Në ndjekje e sipër ai i përplasi dhunshëm me makinë. Një prej hajdutëve ndërroi jetë. Tjetri u plagos rëndë.

Rasti bëri bujë në Britani dhe e ndau opinionin publik. Disa thanë se ai veproi mirë, të tjerë thonë se duhej të kishte lajmëruar policinë.

Një gjykatë e ka dënuar 32-vjeçarin me dhjetë vite burg. Pas lirimit, ai duhet të dorëzojë patentën për katër vite.