Policia greke arreston 15 vetë që po luanin me letra

Policia greke në port të Patras arrestoi 15 persona të enjten në mëngjes sepse luajnin letra brenda një kafeneje duke shkelur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve për shkak të koronavirusit.

Personi që kishte në pronësi kafenenë u arrestua dhe u gjobit me 5 mijë euro, kurse rojtari tek dera u prangos por edhe u gjobit me 300 euro.

Përveç kësaj, secili nga lojtarët u gjobit gjithashtu me 300 euro.

Më parë gjatë javës, policia arrestoi 29 vetë të tjerë në qytetin Aigio se luanin me zare.