Çim Peka e ftoi në emision/ Mamaja e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia: Jam në punë, turni i dytë dhe i tretë

Një ngjarje e cila bëri shumë bujë muaj më parë, gjatë karantinimit të parë, ishte ajo e dhunimit të një 15 vjeçari nga polici.

Në fakt ky rast do ishte temë diskutimi edhe në emisionin e sotëm ‘Çim Peka Live’, por në momentet mamaja e djalit e cila tashmë punon në Drejtorinë e Policisë, nuk është treguar korrekte për të qenë në emission, edhe pse ka kërkuar vetë të ndërhyjë që në puntatën e kaluar.

Lajmi e ka konfirmuar vetë drejtuesi i emisionit që ka dhënë edhe shpjegimet e zonjës në fjalë.   

‘Një rast që ngjalli shumë debate muaj më parë ishte edhe dhuna e policisë e filmuar kjo ndaj një 15 vjecari në Tiranë që kishte shkelur sipas tyre rregullat e karantinës.

Më shumë se sa dhuna, ajo që hapi shume debate, ishte deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, se ky fëmijë ishte rritur nga një nënë e paedukuar.

Nënë e cila në fakt ishte abuzuar duke iu marr fotot dhe videot nga instagrami ku ishte duke xhiruar një film, foto dhe video të cilat më pas iu servirën publikut sikur ishte një nënë që mbante armë pa leje.

Gjithsesi më vonë Drektori i Policisë, kërkoi leje për publikimin e videos, por nuk ndryshoi variantin fillestar.

Ajo që është për të ditur sot është se nëna e 15 vjeçarit  të dhunuar nga policia, është e punësuar në drejtorinë e Policisë.

Ekzakt në policinë e Drejtorit që i rrahu të birin dhe i publikoi fotot dhe videot.

Pra pas diskretitimit që Drejtori i bëri zonjës në fjalë, sot është pjesë e policisë së Shtetit.

Zonjë me ka kontaktuar që në emisionin e kaluar, dhe më tha  që kishte aplikuar në Policinë e Shtetit përpara se të ndodhte dhuna ndaj të birit, por u shpall fituese pas ngjarjes.

Zonja më tha se që ishte e gatshme të ishte pjesë e emisionit, por sot është në punë edhe turni i dytë dhe i tretë, dhe e ka të pamundur për të qenë në emission.

Po kështu ka thënë që nuk ka hequr dorë nga padia për dhunë ndaj të birit.’-ka informuar drejtuesi i emisionit, Çim Peka.