Son pasi fitoi çmimin 'Pushkash': Jam i surprizuar, nuk e kisha kuptuar...

Sulmuesi i Tottenhamit, Hong-Min Son ka fituar trofeun “Pushkash, Goli më i bukur i vitit”. Sulmuesi Koreano-jugor komenton golin e ka lejuar të bëhet goli i vitit.

Ai u bë protagonist në dhjetorin e 2019 pas një aksioni duke ecur me topin prej 78 metrash:

“Kur kam marrë topin, nuk kam patur shumë opsione,për këtë arsye kam filluar të dribloj dhe u gjenda përpara portës duke e finalizuar në gol. Jam i surprizuar nga goli im i bukur dhe nuk e kisha kuptuar sa i rëndësishëm ishte”, përfundon Son.