VIDEO/ Aksident i rëndë brenda Tunelit në Vlorë, përplasen dy automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje pranë Ujit të Ftohtë, në dalje të Tunelit në Vlorë.  

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë një person ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.