VIDEO/ Çifti u gjet i paketuar në valixhe, ja se si djali shëtiste me skaf në Vlorë

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën disa ditë më parë të copëtuar në disa valixhe të ndryshe pranë burgut të Soçilianos në Firence të Italisë.

Në kërkim për këtë ngjarje ishte djali i tyre, Taulant Pasho, i cili gjatë kohës së zhdukjes së prindërve kryente dënimin për trafik droge në burgun afër të cilit u gjetën edhe trupat e copëtuar të prindërve.  

Së fundmi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, mediat italiane raportojnë se Taulant Pasho ndodhet në një burg në Zvicër. Pasho vuan dënimin që nga 16 tetori i këtij viti për vjedhje dhe shkelje të tjera. Ndërkohë që në Itali ai duhej të vuante një dënim për drogë.

Pas përfundimit të dënimit në Zvicër ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit 3 vite e 11 muaj.

Ajo që është e çuditshme është zbulimi i fundit.

Siç shikohet edhe në videon e siguruar nga Syri.net, dy vita pas zhdukjes së prindërve, Taulant Pasho po bën pushime i relaksuar në bregdetin shqiptar. Ai shëtit me skaf ku ka lënë edhe dëshmi me video.

Ndërkohë që ditën e sotme ka dalë edhe një dyshim tjetër që lidhet me zhdukjen e 40 mijë eurove, para të cilat u zhdukën më çiftin e bashkëshorteve, të cilët i kishin marrë vete në Itali ku do takonin djalin në burg. 

Ndiqni për më shumë videon….