PSG befason Juventusin dhe Realin, bën gati ofertën 50 milionë euro

Është me origjinë nga Algjeria, pikërisht si Zidane, që e vlerëson shumë dhe i ka uruar që të luajë një ditë te Real Madrid.

Po flasim për Houssem Aouar, 22 vjeç, mesfushor i Lyon dhe talenti i ri i futbollit francez. Kushton 50 milionë euro, ky është çmimi i vendosur nga presidenti Jean-Michel Aulas, që ka sqaruar se kërkon ta mbajë deri në fundin e sezonit.

Moderniteti i Aouar, dy gola dhe tre asiste në kampionat, është në aftësinë e tij për të interpretuar disa role.

Është ndjekur për disa muaj nga Juventus, që e ka kërkuar pas shitjes së Pjanic te Barcelona.

Tani duket se është gati të marrë çelësat e një klubi të madh. Paris Saint-Germain po punon për ta marrë në verë. Është objektivi i parë i drejtorit sportiv Leonardo.