Lëkundje tërmeti në vendin fqinj

Pasditen e sotme, një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano në orën 16.59.

Sipas informacioneve, epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km.

“Corriere” raporton se tronditja u ndje në katet e poshtme të shtëpive në Lombardi. Për dëme nuk raportohet.