Studimi: Trupat e viktimave të Covid-19 mbeten infektuese edhe pas vdekjes

Trupat e viktimave të koronavirusit mund të mbeten infektuese edhe pas vdekjes nga virusi i rëndë.

Një studim gjerman në Universitetin Medical Center në Hamburg, ka testuar 11 trupa të personave të cilët humbën jetën nga Covid-19.

Ata kërkuan gjurmë virusi në intervale të rregullta nga 12 orë pas vdekjes, deri në shtatë ditë më vonë.

“Ne zbuluam vazhdimisht SARS-CoV-2 ARN në të gjitha pikat kohore të analizuara ”, shkruajnë studiuesit në revistën Emerging Infection Diseases.

Shkencëtarët thonë se ata vunë re se gjurmët e koronavirusit gjendeshin në indet e pacientëve të vdekur në intervale vazhdimisht të larta dhe në mënyrë konstante.