Masakrimi i çiftit shqiptar/ Çfarë fshihet pas 40 mijë eurove që u zhdukën bashkë me ata

Vazhdon të jetë e mbuluar me mister vrasja makabër e çiftit të shqiptarëve në Itali, të cilët u gjetën të copëtuar në valixhe të ndryshme pranë një burgu në Itali.

Një nga dyshimet që lidhen me vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho, është zhdukja e 40 mijë eurove, para të cilat çifti i kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti të rëndë që burri kishte pësuar në Shqipëri.

Çifti pasi mori këto para është nisur drejt Itali, ku kishin menduar që të rikuperoheshin lidhur mbi dëmtimet serioze pas aksidentit.

Ata kishin menduar që me këto para të qëndronin në Itali për një muaj, deri në Krishtlindjet e vitit 2015.

Por  më 2 nëntor të këtij viti ata u zhdukën për tu gjetur disa ditë më parë të masakruar pranë burgut ku djali i tyre kishte vuajtur dënimin për trafik droge.

I vetmi që mund të zbardhë disi ngjarjen, është djali I çiftit, Taulanti.

Ky i fundit ndodhet në arrati, pasi duhet të shlyente një dënim prej 4 vitesh burgim për trafik droge. Por është edhe personi i fundit që ka biseduar me prindërit e tij të cilët u zhdukën pikërisht në ditën që ai u lirua.  

Misteri tjetër i kësaj historie makabre është thirrja telefonike e marrë nga një prej vajzave të çiftit, nga nëna e saj. “Mora një telefonatë të çuditshme nga një numër privat. Zëri, i cili dukej si i nënës sime, tha ‘Unë po largohem’. Nuk është një krim droge”, tha vajza në një emision televiziv.

Autopsia mbi trupat e viktimave, e kryer në mbetjet njerëzore të gjetura në këto ditë, përcaktoi se ata ishin vrarë të dy pas një rrahje. Për gruan, cilësohet si mbytje, ndërsa vdekja e burrit u shkaktua nga një prerje e thellë në fyt.