Përvetësuan 38 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, në pranga 9 hakerat shqiptarë

Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kishin arritur të merrnin 38 mijë euro nëpërmjet mashtrimit kompjuterik.

Sipas informacioneve, operacioni i nisur 5 muaj më parë u finalizua me kapjen e një 28-vjeçari për të cilin gjykata kishte dhënë masën e arrestit me burg.

Sipas bluve, të rinjtë e arrestuar për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe kanë përfituar në total 38000 euro. Policia dyshon se të përfshirë ka dhe persona të tjerë./ A2/