Me 649 kg kokainë, varka lundroi e vetme për dy vite nëpër oqean/ Trafikantët e braktisën...

Një barkë e braktisur me 649 kilogramë kokainë brenda është gjetur jo larg Ishujve Marshall në Paqësor.

Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar e lëndëve narkotike në historinë e këtij vendi.

Autoritetet besojnë se barka kishte lundruar për një vit apo dy, raportojnë mediat holandeze.

Droga ishte paketuar në sasi të vogla prej një kilogramëve, dhe ishte fshehur në një dollap që ishte mbuluar me disa rroba.

E sipas ekspertëve të sigurisë, shpërndaësit e drogës e kanë braktisur barkën nga frika se do të kapen nga organet e rendit, e disa tjerë besojnë se ata kanë hasur në ndonjë stuhi të fuqishme.