CAS ul dënimin/ Rusia nuk merr pjesë në Lojërat Olimpike as në Kupën e Botës

Rusia nuk do marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës “Qatar 2022”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pjesërisht mbështeti një pezullim të vendosur për shkeljen e rregullave anti-doping duke ulur dënimin nga 4 në 2 vite, shkruan SYRI.net.

Pra asnjë flamur, uniformë ose himn rus deri në vitin 2022, një periudhë që përfshin, Lojërat Olimpike “Tokio 2021”, Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” dhe gjithashtu Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në 2019, Rusisë iu dha një dënim 4-vjeçar pas ngjarjeve kryesore sportive ndërkombëtare nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

WADA e shpalli Agjencinë Ruse Anti-Doping (RUSADA) jo në përputhje me të dhënat anti-doping të zbuluara gjatë një hetimi.