VIDEO/ Griezmann bëhet ‘gaz i botës’, shikoni gafën me portën e boshatisur!

Barcelona mbrëmjen e djeshme fitoi me vështirësi 2-1 përballë Real Sociedadit në La Liga.

Dje ishte një mbrëmje për t’u harruar dhe për lojtarin e Barcelonës, Antoine Griezmann. Sulmuesi francez humbi një rast të pabesueshëm me portën e boshatisur ndaj Real Sociedadit ku mund të kishte vulosur fitoren në 3-1.

Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë ironizuar kampionin e botës me Francën duke shkruar se ai ka vepruar si “mbrojtës i Atletik Bilbaos”.