VIDEO/ Përleshje masive mes 30 adoleshentësh në Vlorë
Dy grupe të rinjsh, prej gati 30 adoleshentësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në bulevardin "Rinia" në Vlorë.
Ata kanë nxjerrë dhe thikat, por mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Efektivë të shumtë policie u vendosën në këtë zonë dhe bënë ndjekjen e më pas shoqërimin e të rinjve.
Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.