Kryeministri i Spanjës detyrohet të karantinohet, pasi Macron rezultoi me Covid

Madrid - Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të bëjë karantinë deri më 24 dhjetor pasi Presidenti francez Emmanuel Macron u testua pozitiv për COVID-19, tha zyra e tij në një deklaratë të enjten.

Sanchez dhe Macron u takuan të hënën në Paris.

Kryeministri spanjoll, gruaja e të cilit u infektua nga virusi në fillim të pandemisë në mars, do të testohet për COVID-19.