U kapën duke transportuar 7 shtetas të huaj, dy të arrestuar në Elbasan

U kapën duke transportuar 7 shtetas të huaj, dy të arrestuar në Elbasan.

Ata janë, L. Gj., 33 vjeç, banues në Durrës dhe G. G., 36 vjeç, banues në Fier.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga 2 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 7 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 200 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit:

L. Gj., 33 vjeç, banues në Durrës dhe G. G., 36 vjeç, banues në Fier.

Këto shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj me mjetin e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme.