Nuk ka mjaftueshëm prova se vitamina D ju mbron nga Covid-19

Një panel ekspertësh në Britani ka arritur në përfundimin se nuk ka mjaftueshëm prova se vitamina D i mbron njerëzit nga Covid-19.

Sipas BBC, paneli i shkencëtarëve thonë se duhen studime shtesë.

Megjithatë, kushdo është i këshilluar që të vazhdojë të marrë këto suplemente ditore që të mbajë kockat dhe muskujt të shëndetshëm.

Më herët disa studime kanë sugjeruar se ka një lidhje mes vitaminës D, e cila njihet edhe si vitamina e rrezeve të diellit, me Covid-19. Kjo për shkak se kjo vitaminë mendohet se ndihmon kundër viruseve respiratore.

Por studiuesit thonë se nuk ka prova se kjo vitaminë parandalon apo kuron sëmundjen.

Marrja e vitaminës D në dimër këshillohet për shkak se njerëzit nuk kalojnë shumë kohë jashtë. Kjo do të thotë më pak vitaminë nga rrezet e diellit.

Vitamina D gjendet edhe në disa ushqime, siç është peshku dhe drithërat.