Portieri i Atalantës tregon sekretin: Si ja prita penalltinë Ronaldos

Portieri i Atanaltës, Pierluigi Gollini, ka thënë se e dinte se Cristiano Ronaldo do ta ndryshonte krahun ku do ta gjuante penalltinë, për shkak se kishte një kohë të gjatë që gjuante në të njëjtin kënd.

Gollini e priti penalltinë e Ronaldos në pjesën e dytë, duke i mundësuar Atalantas të largohet me një pikë nga “Allianz Stadium” pas barazimit 1-1 me Juventusin.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve. Ai ka kohë që zgjedh të gjuajë në të njëjtin kënd dhe ndjeva se këtë herë do ta ndryshonte këndin”, tha Gollini.

“Sezonin e kaluar ai shënoi dy herë kundër meje, këtë herë e fitova unë duelin”, shtoi portieri i Atalantës.