Punonjësit e shëndetësisë në Boston festojnë arritjen e vaksinës COVID

Ka qënë një vit i vështirë për punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

Kështu që kur stafi mjekësor në Qëndrën Mjeksore të Bostonit në Sh.B.A morën dozat e para të vaksinës së COVID-19, ata nuk e përmbajten gëzimin e tyre.

Me maska në fytyrë, stafi improvizoi një koreografi të këngës ‘’Good as Hell’ të Lizzo.

Videoja e kërcimit më pas u postua në rrjete sociale dhe u bë virale për një kohë të shkurtër.

Qendra Mjekësore e Bostonit mori 1,950 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.

 Një mijë punonjës janë gati të marrin injeksionin deri në fund të kësaj jave.

"Ne jemi të entuziazmuar që kemi qenë spitali i parë në Massachusetts që ka marrë vaksinën Pfizer dhe jemi gati të fillojmë vaksinimin e profesionistëve tanë të kujdesit shëndetësor," shkroi spitali në mediat sociale.