Vajzat shpëtojnë nga mafiozët dhe marrin një vendim të bukur, sot në 'Lule të vetmuara'

Zehra i mbush mendjen Meralit të mos i tregojë të vërtetën Kaderit.

Të gjithë vihen në kërkim të vajzave teksa Nazan ndihet fajtore që e la Defnen të takohej me një grua të panjohur.

Xhemre përpiqet të shpëtojë nga kurthi në të cilin ndodhet por nuk ia del mbanë.

Policia nis një operacion për gjetjen e vajzave.

Ata mbërrijnë në kohë pak para se Defnen ta operojnë.

Gruaja që hiqej si nëna e Defnes dhe bashkëpunëtorët e saj arrestohen.

Vajzat ribashkohen me Feriden e mikeshat e tyre.

Zehra dhe Meral thurin plane si të mos dalin zbuluar tek Sadriu.

Kader shpërthen në lot kur mëson se të gjitha kujtimet e tyre të ruajtura në USB janë zhdukur.

Songyl dhe vajzat marrin një vendim të bukur që të ringjallin të gjithë kujtimet e tyre.

Meral i thotë Sadriut se nuk dëshiron ta bëjë testin e ADN-së dhe nuk dëshiron pjesë nga trashëgimia.

Sadriu këmbëngul që Meral të marrë atë që i takon nga pasuria e tij.

Maxhide kupton që Meral nuk është mbesa e Sadriut dhe kërkon në sendet e saj për të gjetur letrën./revistawho.com