Masakrimi i çiftit shqiptar/ Trupat e copëtuar nuk u lanë rastësisht pranë një burgu, lidhja me djalin e tyre

Një tatuazh në formën e një amfore ku poshtë ishte shënuar emri i një qyteti shqiptar,

Ky ka qenë çelësi për të identifikuar dy kufomat burrë e grua që u gjetën brenda 3 valixheve në një terren ndërmjet Firences-Pisa-s e Livornos dhe burgut të Sollicciano.

Karabinierët arritën më pas identifikimin e trupave: janë të Shpëtim Tashos dhe gruas së tij Teutës së zhdukur në vitin 2015.

Misteri i kufomave  të mbyllura në futur në valixhe arriti në një zhvillim të ri. Objekti është gjetur nga karabinierët në një fushë pranë burgut të Sollicciano-s ku u gjetën edhe 3 valixhe të tjera më parë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Careggi thekson se në bagazh u gjendën mbetjet e një burri, përkatësisht një këmbë. Pjesë të tjera trupore janë gjetur edhe në valixhet e tjera, ndërkaq trupi i një gruaje u gjet në valixhet e tjera.

Pistës së zhdukjes së bashkëshortëve Pasho ka marrë spunto nga emisioni historik i Rai 3 “Kush i ka parë?”, i cili për herë të parë hetoi e nxitur nga e bija e çiftit, Dorina.

E cila tha se kishte humbur lidhjet me prindërit pas një telefonate nga Scandiçi, ku jetonin me qira.

Shpëtim e Teuta Pasho, ishin vetëm për pak kohë në Itali: pasi erdhën për të parë të birin në burg, pikërisht në burgun e Sollicciano.

Shpëtim e Teuta Pasho (54 e 52 vjeç në momentin e zhdukjes) jetonin herë pas herë në rajonin e Toskanës, ku dhe kishin fëmijët.

Qëndrimi i fundit ka nisur më 4 tetor 2015 dhe ka zgjatur 1 muaj. Pastaj, më 2 nëntor e bija ka marrë një telefonatë prej një numri anonim, ku e ëma thoshte që nuk dinte t’i përgjigjej askujt.

Prej atëherë, qetësi absolute. Ndaj qe e bija, Dorina që dha alarmin e zhdukjes së tyre dhe lajmëroi emisionin Chi l'ha visto?, i cili publikoi fotot e mamasë dhe babait për të kërkuar ndihmë nga ata që mund t’i kishin parë. E sot jemi pikërisht pas 5 vjet ku gjenden trupat e tyre të copëtuar në 4 valixhe.

Ishte dashuria për të birin dhe dëshira për t’i qëndruar atij pranë, ajo që bëri çiftin Pasho të shkonte në Itali, të merrte me qira një apartament afër burgut  të Sollicciano-s aty ku po mbahej edhe Taulanti, djali i tyre i vetëm atëherë 28 vjeç.

Një detaj tjetër që nuk i ka shpëtuar hetuesve i përket të birit të çiftit Pasho; i cili në kohën e zhdukjes së tyre ishte burgosur në Sollicciano për krime të lidhur me drogën.

Sipas karabinierëve, ai është arratisur nga arresti shtëpiak që e mori në fund të vitit 2016. Djali do të duhet që vuajë edhe 4 vite burg për dënime të lidhura me trafikimin e drogës.

Hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor nxori se gruaja ishte shtrirë përpara se të vdiste. Vrasësi është ulur në trupin e saj në brinjë dhe më pas e ka mbytur me grushte. Në fytyrën e gruas ka mjaft shenja dhe disa brinjë të thyera.