Sërish shifra të larta/ 17 572 raste të reja dhe 680 viktima nga Covid-19 në Itali

Në 24 orët e fundit, bilanci i pandemisë së COVID-19 në Itali shënoi një rritje të shifrave të infeksioneve dhe për një ulje të viktimave.

Autoritetet regjistruan 680 viktima, ndërkohë që 24 orë më parë ishin 846, një e dhënë që ishte komentuar edhe si rezultat i rasteve të padeklaruara gjatë fundjavës së kaluar.

Të infektuarit e rinj janë 17572, ndërkohë që janë kryer pothuajse 200 mijë testime. Veneto mbetet rajoni më i goditur prej disa ditësh, me 3817 të infektuar, ndërkohë që Lombardia vijon me 2994.