21 vjeçari u gjet në rrugë i pajetë, dyshimet e para
Një 21 vjeçar është gjetur sot rrethana ende të pasqaruara në rrugë.
I riu i identifikuar si Renato Nebiu, nga fshati Karinë i Peqinit, u transportua më Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.
Dyshimet e para janë se Nebiu ka ndërruar jetë për shkak të vetëhelmimit. Mjeku që e priti në spital thotë se i riu mbante era fotoksinë.
Renato Nebiu është gjetur në rrugë nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Rrogozhinës. Kanë qenë këta të fundit që më pas e kanë transpotuar në spitalin e Durrësit.
Dyshimet e tjera janë se kemi të bëjnë me një vdekje të shkaktuar nga Covid.
Trupi i të riu ndiodhet ende në morg, dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë të vërtetën mbi humbjen e jetës së tij.