Detajet/ Të rinjtë shqiptarë rrahin dhunshëm dhe grabisin tre bashkëmoshatarët e tyre kosovarë

Tre të rinj shqiptare me origjinë kosovare, të moshave 17-20 vjeç, janë rrahur dhe vjedhur nga një grup të rinjsh, me siguri me origjinë shqiptare, që i kanë keqtrajtuar dhe vjedhur celularët dhe portofolët.

Episodi I dhunshëm ka ndodhur të ndodhur në mbrëmjen e së martës në rrugën Bembo në Treviso, pranë kishës së San Zeno.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët që po përpiqen ti japin një emër përgjegjësve të kësaj ngjarje.

Nga përplasja është bërë e mundur të rikuperohen vetëm portofolet të cilët u gjetën jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Një nga viktimat, me origjinë kosovare, ka marrë një diagnozë prej 5 ditësh pushim për shkak të dëmeve të shumta trupore që ka pësuar.

Dyshimet janë se viktimat dhe agresorët janë njohur dhe më herët midis tyre.