Zyrtare: Sulejman Starova merr postin e rëndësishëm tek klubi i Teutës

Sulejman Starova rikthehet në fushat e lojës. Këtë radhë jo me tutat e trajnerit, por me kostumin e zyrtarit të klubit. 65-vjeçari është prezantuar sot përpara ekipit si drejtori i ri teknik i Teutës nga shefi i klubit, Enid Furxhi.

Në njoftimin e e klubit durrsak, ndër të tjera shkruhet:

“KF Teuta me kënaqësi njofton se  Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 65 vjeçar nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner.”