Hipokrizia e qeverisë, ish-drejtoresha: Balla e Kushi ndryshojnë dhe datat e festave

Ditën e sotme, ministrja e arsimit ishte në një aktivitet në Elbasan për ditën e aftësisë së kufizuar, me fëmijë të Qendrës së Autizmit.

Ish drejtoresha Blerina Boçi ka reaguar në Facebook, duke e quajtur një foto simbol i hipokrizisë së pushtetit, pasi dita ndërkombëtare e aftësisë së kufizuar është në datën 3 dhjetor dhe jo sot.

Sipas Boçit, Rilindjes i duhen foto me ngjyra dhe për këtë nuk e kanë problem të ndryshojnë dhe kalendaret e festive.

Postimi i plotë i Blerina Boçit:  

Kjo që shihni në foto është Ministrja e arsimit në një aktivitet në Elbasan për ditën e aftësisë së kufizuar, me fëmijë të Qendrës së Autizmit.

Një foto simbol i hipokrizisë së pushtetit.

Për ta ndriçuar ministren, dita ndërkombëtare e aftësisë së kufizuar është në datën 3 dhjetor.

Por fasadës së shëmtuar të Rilindjes i duhen foto me ngjyra.

Për këtë nuk e kanë problem të ndryshojnë dhe kalendaret e festave.

Po hipokrizia nuk mbaron këtu.

Kushi (Kryetarja e komanduar e PS) dhe Balla (dihet) këtë qendër (Fluturo për jetën) kanë 8 vite që e luftojnë sistematikisht, nëpërmjet pengimit të buxhetit dhe sot shkurtimit të tij.

Për këtë shkak 35 fëmijë të tjerë nuk marrin dot shërbimin e specializuar.

Ata që janë kanë mungesa për logopedist dhe 4 psikologë.

Për fajin e Kushit dhe Ballës familjet e këtyre fëmijëve nuk morën as një mbështetje përgjatë mbylljes pandemike, sepse qendra etiketohej si “e djathtë” në zyrat e PS.

Asnjë pako ushqimore nuk i dhuruan, pasi aty brenda kishte “armiq partie”.

Sot vjen e del e ben foto.

Janë keq dhe i duhet bojë për të mbuluar katranin e shpirtit të vet e politikës së vet.

Janë keq se dhe nxënësit i janë hedhur në fyt për keqqeverisjen, makutërinë, hipokrizinë, dhunën, korrupsionin, hajdutërinë.

Ora e gjykimit po afron dhe as mëngët e shkurtëra në mes të dimrit nuk e shpëtojnë qeverinë mendjeshkurtër!