FOTO/ E emëron ministre, por Rama nuk i di as mbiemrin

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, njëkohësisht dhe deputete në Partinë Socialiste është emëruar nga kryeministri Edi Rama si Ministre e Bujqësisë.

Mirëpo, Rama nuk ia di mbiemrin e saktë Ministres së re të Bujqësisë.

Në Twitter Rama ka shkruar Ikonomi, ndërkohë që kryetarja e komisionit të Ekonomisë e ka mbiemrin e saktë Ekonomi.