Evropianëve iu kërkohet të vënë maska gjatë takimeve familjare për Krishtlindje

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje eEvropianëve që të mbajnë maska gjatë takimeve familjare për Krishtlindje.

Ai tha se Evropa ishte në "rrezik të lartë" nga një valë e re e infeksioneve të koronavirusit në pjesën e parë të vitit 2021, pasi transmetimi i virusit mbetet i lartë.

Vendet në të gjithë kontinentin kanë regjistruar mijëra raste të përditshme dhe qindra vdekje.

Gjermania ishte midis vendeve që shtrënguan kufizimet të mërkurën, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë Covid do të autorizohet për përdorim brenda një jave.

Zonja von der Leyen i tha Parlamentit Evropian se vaksina Pfizer / BioNTech - e zhvilluar në Gjermani - do të përcillet për bllokun menjëherë, më shumë se një javë se ishte parashikuar.