Bashkia e Parisit gjobitet për barazi gjinore, ka më shumë gra në poste të larta

Prej 2013 ligji e përcakton se duhet të ketë një barazi gjinore sa i përket punësimit në poste të larta në shërbimin publik, por Parisi e theu duke promovuar 13 gra kundrejt 5 burrave.

Po ashtu ligji ndryshoi edhe në 2018.

Në të dyja këto vite Bashkia e Parisit e theu ligjin duke kaluar limitin e përcaktuar.

“Menaxhimi i bashkisë së qytetit, krejt papritur, është bërë tepër feminist.”- tha me ironi krebashkiakja Hidalgo.

Në vitin 2013 Hidalgo caktoi në poste të larta më shumë gra në Bashki, plot 69% të tyre drejtoheshin nga femra, ndërkohë që ligji e lejonte deri në 60%.

Gjithsesi kryebashkiakja pariziene e cilësoi gjobën nga Ministria si të rrezikshme dhe absurde.