Moderatorja shqiptare tregon eksperiencën e saj me COVID-19

Moderatorja e njohur, Kiara Tito ka zbuluar detaje nga eksperienca me Covid-19.

Në një lidhje me Skype për ‘Friend Zone’, ajo u shpreh se është mbrojtur gjatë gjithë kohës dhe pikërisht në momentin kur mendoi se ishte mirë, atëherë u infektua.

Sakaq, Kiara ka paralajmëruar se është gati të rikthehet në televizion me projektet e reja.

“Humbja e nuhatjes zgjati një javë. Fatmirësisht jetoj vetëm dhe nuk ndikoj te familjarët.

Jam gati të rikthehem në television. Kisha gati një javë që e kisha harruar dhe në atë periudhë më zuri Covid.

Gjatë kësaj periudhe, gatova, ndjenja, pash Netflix, cfarë bëhet zakonisht kur je me pushime”, tha moderatorja.