‘Trafik droge dhe të miturish’, OFL u dërgon formularët 5 ish të dënuarve në Durrës, Berat e Skrapar

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të mërkurë në Durrës, Berat dhe Skrapar ku i ka dërguar formularët e deklarimit të pasurive katër ish të dënuarve për vepra të rënda penale si “trafikim narkotikësh” dhe “trafikim të miturish”.

Dy prej personave në fjalë kanë qenë të dënuar në Itali.

Arben Lekli., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali, banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme“, shkruan OFL në njoftimin e tij.