Ish gruaja e themeluesit të Amazon dhuron 4.2 miliardë dollarë për emergjencat e Covid-19

MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, ka treguar se në katër muajt e fundit ka dhënë një fond bamirësie prej 4.2 miliardë dollarësh, në favor të atyre që përfshihen në emergjencat sociale. 

Kjo zgjedhje, siç shkruan vetë Scott në blogun e saj,  lidhet me dëshirën për t'u dhënë një dorë shumë njerëzve, veçanërisht në SH.B.A., në emergjencat për shkak të pandemisë Covid.

MacKenzie Scott e kishte njoftuar këtë në kohën e divorcit nga burri i saj i pasur: "Unë kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë".

Në fakt, ajo mori gjysmën e pasurisë së Jeff Bezos nga divorci: 36 miliardë dollarë, një pasuri që e bëri atë të hyjë në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë.