Fëmijët në Francë lejohen ta lënë shkollën për t'u izoluar para Krishtlindjeve

Fëmijët e shkollës në Francë do të lejohen të lënë mësimin dhe të qëndrojnë në shtëpi të enjten dhe të premten, nëse familjet e tyre dëshirojnë të vet-izolohen përpara Krishtlindjeve, tha të martën Kryeministri Jean Castex.

Ekipi mjekësor që këshillon qeverinë për COVID-19 tha të hënën se familjet që planifikojnë të presin njerëz të prekshëm nga koronavirusi, siç janë të afërmit e moshuar, duhet të karantinohen një javë më parë nëse është e mundur.

Shkollat ??nuk duhet t’i dënojnë nxënësit që kanë humbur dy ditët e fundit të afatit akademik, shtoi ekipi mjekësor..

I pyetur nëse e mbështeste rekomandimin, Kryeministri Castex i tha radios Evropa 1: "Sigurisht".

Qeveritë në të gjithë Evropën po shohin mënyrën se si të përmbajnë një valë të dytë të fuqishme të virusit në një kohë kur familjet dëshirojnë të mblidhen gjatë periudhës festive.

Franca po e shtyn rihapjen e teatrove, muzeumeve dhe kinemave dhe rivendosi një shtetrrethimi natën duke filluar që nga e marta, ndërsa Hollanda po shkon në një bllokim të dytë të ashpër dhe Gjermania po mbyll dyqanet jo të rëndësishme që nga e mërkura.