Gara për në BKH, shtyhet testi i poligrafit për aplikantët, ja cila është arsyeja

Përzgjedhja e hetuesve për në Byronë Kombëtare të Hetimit është në fazat e fundit ku si pjesë e testimit ka mbetur për tu bërë nga kandidatët vetëm testi i poligrafit.

39 aplikantët e mbetur që pritet të kryejnë testin e poligrafit kanë kryer fillimisht testimin e Covid, ku disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Kjo ka bërë që testi të shtyhet me dy javë, por duke llogaritur gjithmonë të kryhet brenda Dhjetorit, pasi në Janar pritet të shpallen fituesit.