‘Vajza e vogël qante, kërkonte nënën’, rrëzohet helikopteri, vdesin burrë dhe grua, shpëtojnë 3 fëmijët

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident ajror që ka ndodhur në Christchurch, në Britaninë e Madhe. Dy personat që kanë humbur jetën janë burrë e grua, ndërkohë që 2 prej tre fëmijëve që kanë mbetur të plagosur i përkisnin çiftit.

Andreë Hamish Davidson po fluturonte me helikopter me gruan e tij Lin kur u rrëzua të martën në një plazh shkëmbor pranë lumit Kekerengu, rreth 200 km në veri të Christchurch.

Dy fëmijët e vegjël të çiftit dhe një fëmijë i tretë i mbijetuan përplasjes, dhe u ndihmuan menjëherë nga banorët e zonës, që panë përplasjen e helikopterit. Disa banorë përdorën një traktor për të shpëtuar të mbijetuarit e plagosur rëndë, të cilët më pas u dërguan në rrugë ajrore në Spitalin Ëellington.

Një i afërm i Davidson tha për mediat se rrëzimi ishte ‘një tronditje e tillë’ pasi ai e kishte marrë helikpterin prej vetëm dy muajsh. ‘Fëmijët kanë mbetur pa prindër,’ tha i afërmi.

Grupi kishte fluturuar për në restorantin e njohur The Store për drekë kur helikopteri pati trubulenca ndërsa po përpiqej të ulej. Mësohet se helikopteri ishte transferuar në emrin e Davidson më 10 tetor.

Banorët e zonës thonë se ata kanë shkuar menjëherë që të ndihmojnë personat e aksidentuar dge ajo që ndeshën ishin njerëz që bërtisnin brenda mjetit të shkatërruar.

‘Unë shkova për të parë nëse mund të ndihmoja dhe ishte paksa rrëmujë. Pashë kudo pjesë të tij, dhe njerëz që bërtasin brenda helikopterit’, tha banori.

“Një vajzë e vogël ishte duke qarë dhe duke thirrur nënën e saj dhe të tjerët nuk ishin aspak të shëndetshme”, tregojnë dëshmitarët. Fëmijët janë dërguar në spital tashmë ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.