Zaev në luftë me kundërshtarët e vaksinës: Unë do ta bëj sapo ta sjellin në Maqedoni

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se ai do ta bëjë vaksinën e koronavirusit për të dhënë një shembull personal për publikun.

Gjatë një konference shtypi me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, Zaev tha se një paradhënie është paguar për grupin e parë prej 833,000 vaksinash.

Kur të mbërrijnë, unë do ta bëj një vaksinë, tha Zaev. Edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, edhe Presidenti Pendarovski bënë të njëjtën deklaratë.

Në Maqedoni ka një lëvizje anti-vaksinë dhe ministri i Shëndetësisë Filipçe në fakt kontribuoi shumë për ta shkatërruar edhe më besimin tek vaksina kur bëri një marifet para publikut, duke u shfaqur sikur i bënte vaksinën e fruthit mbesës.

Mirëpo shumë shpejt u kuptua se gjilpëra ishte me kapak dhe se fëmija nuk kishte as moshën kur duhej ta bënte atë vaksinë, kështu që ministri Filipçe më vonë pranoi se kishte qënë thjesht një marifet.